Agim Ademi takon presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

16 dhjetor 2025 | 11:19

Në Doha, në prag të finales së Kupës Interkontinentale midis PSG dhe Flamengo, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

“Një bisedë e frytshme për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe për projektet që kemi në plan për të ardhmen. Është gjithmonë motivuese të ndash vizionin për futbollin me drejtuesit e futbollit ndërkombëtar. Do të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit për të rritur standardet dhe mundësitë për talentet tona. Futbolli ynë po ecën përpara me mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një video…