Vlora Çitaku: Glauk Konjufca paska lëshuar pe në gjithçka

16 dhjetor 2025 | 11:54

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar me intervistën e mbrëmshme të nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Çitaku ka thënë se Konjufca paska lëshuar pe në gjithçka.

“Konjufca dje paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të ‘Pressing’-ut në ‘T7’. Në njërën anë dalin me thirrje patetike ‘Mos lësho pe’. Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka. Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj. Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes. Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Sot, riemërova shefin e kabinetit, Ardit Halilaj”, kështu ka njoftuar…