Agim Ademi: Urime FC ‘Vushtrria’ fitorja në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë

24 maj 2025 | 19:18

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar skuadrën e Vushtrrisë për fitoren e ndeshjes së barazhit të Ligës së Parë kundër Lirisë së Prizrenit.

Urimi i plotë i Ademit:

Përgëzime për FC Vushtrria për fitoren në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë kundër FC Liria (3:1), e cila ia siguron të drejtën për të luajtur në ndeshjen e barazhit për hyrje në Superligë, kundër skuadrës që do ta përfundojë kampionatin në pozitën e tetë në elitë.

Fitorja e realizuar me përmbysje të rezultatit dëshmon përkushtimin, disiplinën dhe karakterin luftarak që e karakterizon këtë klub me traditë futbolli.

Mirënjohje edhe për FC Liria për shpirtin luftarak dhe ‘fair-play’-in e treguar në këtë ndeshje të rëndësishme.

Një falënderim i veçantë edhe tifozerive të të dyja skuadrave “Forcës” dhe “Arpaxhikëve”, të cilat krijuan atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, duke e shndërruar këtë ndeshje në një festë të vërtetë të futbollit.

Spektakli që këto dy tifozeri ofruan nga tribunat ishte dëshmi e dashurisë së madhe për klubet e tyre dhe futbollin.

Suksese FC Vushtrria!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka lavdëruar kompaninë “Deva Tours”, për…