Agim Ademi uron klubet e promovuara në kategoritë më të larta të futbollit të Kosovës
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka mirëpritur drejtuesit e klubeve të cilët, falë punës së palodhur së bashku me stafet e tyre, përkushtimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm, kanë arritur me meritë promovimin në një kategori më të lartë në garat e organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Ademi ka uruar klubet e promovuara, duke u shprehur mirëseardhje në kategoritë e reja: Superliga: FC Vushtrria dhe FC Feronikeli 74, Liga e Parë: FC Mitrovica dhe FC Lepenci, Liga e Dytë: FC Dardana 10 dhe FC Istogu 03, Superliga e Futsallit: FC Policia dhe FC Rahoveci dhe Superliga e Vajzave: FC 2 Korriku.
Presidenti i FFK-së ka theksuar se ky promovim është rezultat i një pune të gjatë, përkushtimit të vazhdueshëm dhe besimit në projektet sportive që secili klub ka ndërtuar ndër vite.
Sipas tij, këto suksese dëshmojnë qartë se puna, organizimi dhe vizioni i mirëfilltë sportiv gjithmonë shpërblehen me arritje të merituara.
“Këto suksese dëshmojnë qartë se puna, organizimi dhe vizioni i mirëfilltë sportiv gjithmonë shpërblehen me arritje të merituara”, ka deklaruar Ademi.
Ai u ka uruar klubeve të promovuara shumë suksese në ligat përkatëse, me bindjen se ato do të vazhdojnë të forcojnë organizimin profesional, të zhvillojnë kampionate cilësore dhe të japin kontribut të rëndësishëm në avancimin dhe zhvillimin e futbollit dhe futsallit në Kosovë.
“Urime për këtë arritje të rëndësishme dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri të rrugëtimit tuaj sportiv!”, ka përfunduar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.



