Agim Aliu mban zotimin për realizimin e platformës ekonomike

15 shkurt 18:23

Këshilli ndërdrejtorial në komunën e Ferizajt ka mbajtur mbledhjen e parë, në të cilën është diskutuar për hapat që do të ndërmerren nga ky mekanizëm për hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomik.

Misioni i këtij mekanizmi institucional është të propozojë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për realizimin e platformës ekonomike të kryetarit Agim Aliu.

Këshillit ndërdrejtorial përbëhet nga drejtorët e Drejtorisë së Financave, asaj të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, asaj të Infrastrukturës, ndërsa koordinator i këtij këshilli është caktuar zëvendësministri i Financave, njëherësh këshilltar i kryetarit Agim Aliu për zhvillim ekonomik, Mustafa Grainca.

Ky mekanizëm paraqet një zotim të përmbushur të kryetarit Agim Aliu për qeverisjen e konsultuar me profesionistë dhe ndërveprimin në mes drejtorive komunale për aplikimin e politikave ekonomike komunale të cilat do të nxisin zhvillimin ekonomik lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas deklaratës së lëshuar nga Prokurori i Specializuar, David Schwendiman,…