Agim Aliu, modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo në Kosovë

18 tetor 2021 | 19:33

Pas fitores së Agim Aliut në Ferizaj, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar këtë komunë.

Krasniqi ka theksuar se Agim Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë.

“Në Ferizajn e qytetarëve që i japin shpirt besimit në demokraci dhe qeverisje të përgjegjshme, për t’ua uruar atyre zhvillimin që i pret në katër vitet e ardhshme me Agim Aliun në krye”.

“Shembulli i tij si kryetar dhe vullneti për ta shndërruar Ferizajn në referencë të zhvillimit për mbarë Kosovën, na bën krenar dhe të motivuar për më shumë punë e përkushtim. Urime Ferizajas për kulturën e lartë politike e qytetare. Punë të mbarë Kryetar Aliu!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Facebook’ njoftoi se planifikon të punësojë 10 mijë punëtorë në…