![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/12A03BFE-1750-439A-A7DD-3087C5A1E986.jpeg)
Agim Bahtiri ndan 2 mijë euro për familjen e të riut që vdiq nga shembja e “Adriatikut”
23 prill 2019
| 13:10
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ndarë dy mijë euro nga buxheti personal për familjen e 27 vjeçarit Visar Behrami që humbi jetën nga shembja e objektit të ish hotelit “Adriatik” në Mitrovicë.
Kryetari Bahtiri i ka ndarë këto mjete për mbulimin e shpenzimeve mortore.