Agim Cana nuk ka jep dorëheqje

25 qershor 2019 | 12:14

KF Vëllaznimi nga Gjakova ka mohuar zërat se Agim Cana ka jep dorëheqje nga posti i kryetarit të klubit kuqezi.

“Njoftojmë opinionin se informata e botuar në portale se kinse presidenti i Vëllaznimit. Agim Cana ka dhënë dorëheqje nuk qëndron. Agim Cana aktualisht është në pushim vjetor, por vazhdon të ushtroj detyrën e presidentit të klubit së bashku me kryesinë aktuale. Të përforcuar edhe me anëtar të ri të kryesisë do të angazhohen që Vëllaznimin ta rikthejnë në Superligë qysh në edicionin 2020/2021”, thuhet në njoftimin e KF Vëllaznimi.

Agim Cana është dënuar nga Federata e Futbollit të Kosovës më gjashtë muaj ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e FFK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardita Zejnullahu do të jetë e vetmja sportiste e Kosovës…