Agim Ismaili emërohet drejtor i përgjithshëm i burgjeve në Shqipëri

06 shkurt 2019 | 10:32

Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka emëruar drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin. 

Ismaili ka mbajtur vite më parë, postin e drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Ushqimit, postin e nëndrejtorit të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.

Agim Ismaili është diplomuar për Inxhinjer elektroteknik për energjitikën në vitet 1987 – 1992. 

Ka punuar disa kohë në policinë elektrike. Ismaili ka kryer mastër shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997 – 2001 dhe më pas, ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi.

Ndërkohë mësohet se ish-drejtori Stefan Çipa nuk është shkarkuar, por liruar nga posti dhe transferuar në një detyrë tjerë: në krye të Entit Kombëtar të Banesave. 

Nuk dihen arsyet pse Çipa nuk arriti të mbushë as 6 muaj në detyrën delikate dhe me shumë përgjegjësi e presion, prej nga e kanë pësuar deri tani tre ish-paradhësit e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka sqaruar qëndrimin e…