Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave bën thirrje për kujdes ndaj zjarreve

13 qershor 16:11

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit dhe të lajmërojnë me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

“Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të  larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore. Për çfarëdo rasti të zjarreve, ju lutem që të thirrni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit të integruar emergjent – 112. Gjithashtu mund të thirrni pa pagesë edhe në këta numra: Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192, Njësinë profesionale të zjarrfikjes dhe  shpëtimit në numrin e telefonit 193, Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit  194”, është thënë në njoftimin e MPB-së, duke bërë me dije se zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me…