Agjencia Kosovare e Privatizimit shpalli rezultatet e shitjes SHAL 57

10 gusht 15:39

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve ne likuidim SHAL 57 përmes tenderit publik shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 27 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 54 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 907,620 mijë €uro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të

Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm. Po ashtu është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të

Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë për të gjithë qytetarët e interesuar që nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në Sallën e Hotelit Grand Prishtina, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Rezultatet e ofertave mund të gjinden në linkun: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,106

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Këtë mëngjes, derisa udhëtoja me familjen time, tre agjentë të…