FBI-ja konfiskon telefonin e kongresmenit republikan Scott Perry, kjo është arsyeja

10 gusht 15:37

“Këtë mëngjes, derisa udhëtoja me familjen time, tre agjentë të FBI-së më vizituan dhe më morën celularin”, tha Perry.

Një ditë pas bastisjes në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Florida, FBI-ja konfiskoi të martën telefonin celular të ligjvënësit republikan Scott Perry nga Pensilvania, një aleat i Trump-it, tha Perry në një deklaratë për CBS News, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këtë mëngjes, derisa udhëtoja me familjen time, tre agjentë të FBI-së më vizituan dhe më morën celularin”, tha Perry.

Perry pohoi se ata “nuk bënë asnjë përpjekje për të kontaktuar avokatin tim, i cili do të kishte bërë marrëveshje që ata të kishin telefonin tim nëse kjo ishte dëshira e tyre”.

“Jam i indinjuar, megjithëse jo i befasuar, që FBI-ja nën drejtimin e DOJ (Departamenti i Drejtësisë) i Merrick Garland do të konfiskonte telefonin e një anëtari të Kongresit”, tha ai në deklaratën e tij.

Ai theksoi se “këto lloj taktikash të një republike bananesh duhet të shqetësojnë çdo qytetar”.

Trump të hënën tha se prona e tij në Mar-a-Lago në Florida po bastisej nga FBI, duke denoncuar “sulmin” e paprecedentë.

“Shtëpia ime e bukur, Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, është aktualisht nën rrethim, bastisje dhe e pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI-së”, tha ai në një deklaratë në platformën e tij Save America.

Trump kritikoi vizitën e paparalajmëruar, duke thënë se “një sulm i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e thyera të Botës së Tretë”.

Ai tha se SHBA-ja tani është bërë një nga ato vende, “të korruptuara në një nivel të paparë më parë”.

“Ata hynë edhe në kasafortën time!” pohoi ish-presidenti amerikan, duke u ankuar se “asgjë e tillë nuk i ka ndodhur kurrë më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”.

Më vonë, raportet e mediave pretenduan se kërkimi dukej se ishte i fokusuar në materialin që Trump “kishte sjellë me vete në Mar-a-Lago”, duke cituar njerëz të njohur me hetimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të…