Agjencia për Barazi Gjinore reagon për vrasjet e dyfishtë në Gjakovë

09 gusht 2018 | 13:35

Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në zyrën e kryeministrit, ka dënuar vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Gjakovë ditën e martë.

“Humbja e jetëve të reja, të cilat ne si institucione nuk arritëm ti mbrojmë, është thirrje për të gjithë ofruesit e shërbimeve për mbrojtje nga dhuna në familje, institucionet dhe qytetarët për situatën alarmante me të cilën po ballafaqohet shoqëria jonë ku gratë dhe vajzat po humbin jetën nga dora e njerëzve më të afërt”, është thënë në reagimin e ABGJ-së.

Kjo agjenci ka kërkuar vëmendjen e shtuar nga institucionet e edukimit, sigurisë dhe drejtësisë për të mbrojtur jetët e grave dhe vajzave.

“ABGJ kërkon që forca e ligjit, shtetit të së drejtës, të veproj ndaj përgjegjësit me dënim maksimal, si dhe të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre personave kompetentë nëse nuk kanë reaguar sipas protokolleve shtetërore për parandalimin e rastit të dhunës në familje. Jeta e humbur e çdo gruaje, vajze është humbje për shoqërinë, kapitalin njerëzorë dhe të ardhmen e vendit, është rrezikim i drejtpërdrejtë i sundimit të rendit dhe ligjit të shtetit të cilin me shumë sakrifica po e ndërtojmë”, është theksuar në këtë reagim të ABGJ-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…