Agjencia për Informim dhe Privatësi heq kamerat ilegale nga rrugët e Shtërpcës

04 maj 2023 | 16:56

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka informuar se ka konfiskuar kamerat ilegale në Komunën e Shtërpcës.

Sipas njoftimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi pas inspektimeve të bëra sipas planit të inspektimeve, në koordinim me Prokurorinë dhe Policinë e Republikës së Kosovës, ka larguar dhe konfiskuar sot kamerat të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në hapësirat publike të Komunës së Shtërpcës.

“Si përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia trajton të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se më 3 maj…