Agjencia për Informim dhe Privatësi vlerësohet lartë në Raportin e KE -së për Kosovën
Raporti i Këshillit të Evropës për Kosovës, që iu është dorëzuar dje institucione të Kosovës, ka vlerësuar me notë pozitive punën dhe angazhimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Raporti ka theksuar se Korniza ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale është kryesisht e harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe është themeluar një grup punues për të avancuar harmonizimin me Direktivën e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit.
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka përmirësuar performancën e saj, përfshirë lansimin e një platforme digjitale që shërben si mekanizëm mbikëqyrës, dhe ka vazhduar të trajtojë ankesat në mënyrë të pavarur dhe efikase. Megjithatë, raporti ka vlerësuar se kapacitetet e Agjencisë ende kanë nevojë të forcohen.




