Agjenda e nesërme e kryeministrit Albin Kurti

23 mars 2021 | 23:12

Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e nesërme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Në njoftimin e tyre thuhet se kryeministri Kurti nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Po ashtu, Kurti do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Kurti do t’i vizitojë edhe Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë e Zyrës së Kryeminstrit për agjendën e nesërme të Kurtit:

1.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

VENDI: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

KOHA: 08:00

2.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

VENDI:Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

KOHA: 09:30

3.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Koha: 11:15

3.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

Koha: 11:15

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonjës Drita Osmani, po i vjen mirë që kryeministri Albin…