Agjenti i Granit Xhakës: Kemi arritur marrëveshje me Herthan

27 dhjetor 2019 | 21:48

Agjenti i Granit Xhakës, Jose Noguera, ka konfirmuar se 27-vjeçari do ta vazhdojë pjesën tjetër të sezonit në Bundesliga, te Hertha e Jurgen Klinsmann.

Ai ka deklaruar se për këtë dëshirë të lojtarit janë njoftuar trajneri dhe drejtuesit e klubit, Xhaka dëshiron transferimin si të hapet afati kalimtar i janarit. Vendimi ka ardhur pas asaj që ndodhi me shqiptarin muaj më parë, ku u vërshëllye në ‘Emirates’ dhe nga stadiumi u largua i zemëruar dhe duke bërë me gjeste kundër tifozëve.

“Do të tregohem i sinqertë se kemi arritur marrëveshje me Herthan dhe do të donim të shkonim në Berlin. Këtë ia kemi thënë numrit një të klubit, Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv, Edu Gaspar, gjithashtu edhe trajnerit Mikel Arteta”, ka thënë Noguera për “Blick”. Xhaka u transferua tek Arsenali në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach. Ai deri më tani ka bërë 150 paraqitje me ‘Topçinjtë’, ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar disa asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LSDM-së dhe njëherazi kryeministri i vendit, Zoran Zaev,…