AGK-ja dënon largimin e gazetarëve nga seanca në rastin e deputetëve të LV-së

20 dhjetor 2017 | 12:41

“Largimi i gazetarëve nga seanca është veprim i papranueshëm dhe paraqet tendencë për kufizim të medieve në raportimin për këtë proces gjyqësor”, është thënë në reagimin Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).

AGK-ja kërkon nga gjyqtari Beqir Kalludra që të tërheq këtë vendim dhe të mos ketë përsëritje në të ardhmen. “AGK-ja konsideron se rasti i deputetëve paraqet interes të lartë për opinionin publik dhe kufizimi i qasjes së gazetarëve prodhon konfuzion dhe mosbesim të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, është thënë ndër të tjera në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës dhe kompania amerikane “Contour Global” kanë nënshkruar…