AGK-ja kërkon nga policia që të ofrojë siguri për gazetarët në veri

13 tetor 2021 | 13:21

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu i Mitrovicës për aksionin e policisë atje.

AGK-ja ka ftuar Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar.

 

Reagimi i plotë i AGK-së:

Gazetarët shqiptarë e serbë sulmohen në veri

AGK-ja shpreh shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.

Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni.

AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Challandes nuk është më trajneri i Përfaqësues së Kosovës…