AGK-ja, thirrje bordit dhe menaxhmentit të RTK-së: Urgjentisht ta adresojnë krizën financiare
09 qershor 2026
| 16:43
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është solidarizuar me gazetarët dhe gjithë punonjësit e RTK-së me kërkesën e tyre për pagesën e plotë të rrogës së muajit të kaluar.
Përmes një reagimi, AGK-ja ka bërë thirrje bordit dhe menaxhmentit të RTK-së që në mënyrë urgjente të adresojnë krizën financiare.
“AGK-ja i bën thirrje bordit dhe menaxhmentit të RTK-së që urgjentisht të adresojnë krizën financiare, në mënyrë që punonjësit e saj të mos dëmtohen. AGK e përsërit thirrjen për Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës që të adresojë problemet financiare të RTK-së dhe të ndalojë menjëherë presionin e vazhdueshëm politik dhe partiak ndaj linjës editoriale të RTK-së”, është thënë në reagimin e AGK-së.



