AGK proteston në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

02 maj 2018 | 21:17

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), nesër do të mbajë protestë me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në njoftimin dërguar mediave, AGK ka ftuar të gjithë gazetarët që të bëhen pjesë e kësaj proteste.

“AGK ju fton të merrni pjesë në një protestë që do të mbahet me 3 maj, 2018 në sheshin Zahir Pajaziti, prej orës 11:00.

Në këtë datë është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve”, thuhet në njoftim.

AGK po ashtu ka theksuar se ajo ka në orientimin e saj që të përmirësoj dhe rris bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dhe pikërisht për këto çështje do të protestojmë me moton: “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes ”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu në…