Sejdiu: Emri i partisë dhe udhëheqësia do të zyrtarizohen këtë muaj

02 maj 21:15

Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu në një intervistë për “Telegrafin” ka folur rreth zyrtarizimit të partisë së tyre të re. Sejdiu ka thënë se subjekti i tyre dallon substancialisht dhe ideologjikisht me subjektet tjera.

Ai ka shtuar se zyrtarizimi i partisë së tyre do të ndodh më së largu nga mesi i këtij muaji.

“Në dy javët e para të majit ose ka mesi i majit do ta zyrtarizojmë formimin e partisë dhe deri në këtë kohë do të punojmë që të kemi sa më shumë hapësirë për të ftuar njerëz që të ecim përpara”, ka thënë Sejdiu.

Ai është shprehur i bindur se menjëherë pas themelimit të subjektit do të kenë degët e tyre në komunat kryesore të Kosovës.

“Orientimi jonë dhe emri jonë duhet të përfaqësoj këtë lloj ideologjie dhe këtë lloj fryme rreth socialdemokracisë në Kosovë”, u shpreh Sejdiu, duke thënë se subjektit të tyre do t’iu bashkëngjiten shumë qytetarë dhe ata që e shohin që shteti nuk duhet të jetë në funksion të disave por në funksion të të gjithëve.

Sejdiu po ashtu ka bërë të ditur se zgjedhja e udhëheqësis së subjektit të tyre do të bëhet gjatë këtij muaji.

“Sa i përket kryetarit, nënkryetarit dhe organeve tjera të partisë besoj që gjatë këtij muaji do të finalizohen të gjitha”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët britanikë janë duke kërkuar informacione pas raportimeve se autoritetet…