Policët e dyshuar sot dalin para gjykatës për “vrasjen nga pakujdesia” të Agon Zejnullahut

09 korrik 2025 | 08:14

Sot nga ora 10:30 do të mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

Seanca do të mbahet në degën e Gjykatës në Lipjan.

Zejnullahu vdiq mesnatën e 6 korrikut pak pasi u arrestua nga policia.

Televizioni T7 mbrëmë ka publikuar videon ekskluzive dhe tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së Zejnullahut.

Pamjet të cilat kanë nxitur reagime të forta në publik, tregojnë mënyrën brutale se si atij ia vendosën edhe gjunjët në qafë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit.

Në video duket qartë se Agoni ishte i shtrirë dhe i bllokuar nga disa policë.

Policët dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë…