AGK: Sharjet e deputetit Bekë Berisha ndaj gazetarit Labinot Balaj, veprim i turpshëm

29 shkurt 2020 | 12:31

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër gjuhën fyese dhe denigruese që është përdorur ndaj gazetarit Labinot Balaj nga debuteti i AAK-së, Bekë Berisha.

Me mbishkrimin “‘Taksen s’ba me hjeke’, Balaj kishte shpërndarë një lajm në Facebook, ku thuhej se bashkëshortja e deputetit, Besa Shatri-Berisha mbante edhe katër pozita të tjera, përveç pozitës së kryesueses së Telekomit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Berisha, i cili e ka telefonuar Balajn e më pas edhe e ka sharë në mënyrë banale në një bisedë në Facebook.

Përdorimi i një gjuhe të tillë nga një zyrtar shtetëror është fyerje për të gjithë gazetarët në vend dhe cenon lirinë e shprehjes së tyre.

AGK i bën thirrje deputetit Berisha dhe partisë që ai përfaqëson, AAK, të distancohen nga kjo qasje e papranueshme ndaj gazetarëve.

Secili zyrtar shtetëror dhe gjithë të tjerët që mund të jenë subjekt i shkrimeve të gazetarëve, t’i trajtojnë këta të fundit me respekt e dinjitet për punën që bëjnë dhe nëse kanë vërejtje t’i drejtojnë ato tek institucionet përgjegjëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në intervistën e dhënë për Euronews Albania, deputeti i PDK-së…