
AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Musli Berisha
02 gusht 2020
| 15:02
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë me dije se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit dhe shkrimtarit Musli Berisha.
Berisha për shumë vjet ka ushtruar profesionin e gazetarit, ku është vlerësuar për kontributin e dhënë në informimin e publikut të Ferizajt dhe më gjerë. Ai gjithashtu ishte edhe kryeredaktor në televizionin “Tema”.
Përveç profesionit të gazetarit dhe shkrimtarit, Berisha ka punuar edhe si përkthyes në komunën e Ferizajt.
Me këtë rast, AGK-ja u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Musli Berisha.
https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/3106431349424926