Treni godet një veturë në Lutogllavë të Pejës

02 gusht 2020 | 14:58

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë e Pejës, me ç’rast treni e ka goditur një veturë.

Rastin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po, mund të konfirmoj se në fshatin Lutogllavë një veturë është goditur nga treni”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se për detaje shtesë është në pritje të informacioneve të reja lidhur me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronarët e pishinave kanë paralajmëruar se nesër do ta mbajnë…