Pronarët e pishinave paralajmërojnë protestë para Qeverisë

02 gusht 2020 | 14:40

Pronarët e pishinave kanë paralajmëruar se nesër do ta mbajnë një protestë për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë.

Përfaqësuesi i të gjitha pishinave në Kosovë, Diamant Paçarizi, ka deklaruar se në rast të injorimit nga ana e Qeverisë, ata do ta bllokojnë kufirin Kosovë-Shqipëri.

“Nesër në ora 14:00 pronarët e të gjitha pishinave në Kosovë do të organizojnë një protestë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë (para Qeverisë) për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë”, ka thënë Paçarizi për “KlanKosova”.

Ai ka kërkuar takim me kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, duke shtuat se nëse nuk realizohet ky takim protestat do të jetë e  pashmangshme. “Në rast të injorimit nga ana e Qeverisë, protestuesit paralajmërojnë një protestë në kufirin Kosovë-Shqipëri, ku do ta bllokojnë daljen e veturave”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ëshët e pakuptim mbyllja e pishinave. “Gjatë vikendeve vërehet një fluks i madh i veturave nga Kosova që shkojnë për të pushuar në Shqipëri, ku nuk respektohen as masat minimale kundër virusit. Ne posedojmë fotografi dhe video ku shihet fluks i madh në bregdetin shqiptar të datës 1 gusht, 2020”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Feronikeli ka vendosur që postin…