Agravon debati mes Erjolës dhe Rikes, vajzat kokë më kokë me njëra-tjetrën

05 prill 2024 | 11:31

Dyshja ka debatuar ashpër aq sa situata e tyre ka përfunduar me tone të larta.

Erjola dhe Rike janë dalluar gjithmonë për një marrëdhënie të afërt por ditën e sotme, dyshja ka debatuar ashpër aq sa situata e tyre ka përfunduar me tone të larta.

Teksa të gjithë janë gjendur në oborr të shoqëruar me disa prej banorëve, ka pasur akuza ndaj Rikes se përfshin gjithmonë Rozën në listë e finalistëve dhe shtrembëron situatat në favor të saj.

Pjesë nga biseda:

Erjola Doçi: Mos i shtrembëro situatat. Turp të të vijë. Sa herë bëhet fjala për finalistë më përfshin edhe Rozën

Rike Roçi: Mos më bërtit se nuk ta kam frikën.

Erjola Doçi: Ça të të lë të flasësh

Rike Roçi: Ju dhjefsha lojën

Erjola Doçi: Të dhjefsha ty lojën.

Rike Roçi: Vazhdo fol me veten se nuk dua të të flas. Nuk ta ka njeri frikën ta dish.

Erjola Doçi: Me kërcënim kujdes se nuk jam Meritoni. Me debate me Rozën mos më përfshi. Kjo është shoqe me Rozën mos të më përfshijë.

Julian Deda: Ça bërtisni si me qenë në pazar. Po dilni keq të dyja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka shpërfaqur edhe njëherë mospajtimet…