Lladrovci kërkon të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë

05 prill 2024 | 11:28

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka shpërfaqur edhe njëherë mospajtimet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Disa kryetarë të komunave kanë kërkuar që ky proces të shtyhet, disa të tjerë kanë thënë se nuk duhet të shtyhet.

E nga qeveria e cilësojnë si jetik mbajtjen e regjistrimit të popullsisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar që procesi i regjistrimit të popullsisë të shtyhet për të paktën edhe dy javë të tjera.

Ai është ankuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk është përgatitur mjaftueshëm për këtë proces.

Lladrovci ka thënë se komuna është njoftuar se regjistrimi që nis sot, është shtyrë për të hënën. “Më vjen keq që sërish më duhet të përsëris fjalën time të 2 nëntorit kur edhe atëherë kemi shprehur ankesat për mospërgatitje nga ana e ASK-së për këtë proces. Na kemi informacionet që gjithë anëtarët e Komisionit komunal për Regjistrim kanë marrë njoftim që regjistrimi është shtyrë deri të hënën, sa është e vërtetë na e thoni ju këtu. Konkursi për regjistrues ende vazhdon”, ka thënë ai, në takimin e ftuar nga MAPL-ja, ku po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi do…