Agron Canolli, më i votuari nga PDK në Prishtinë

19 tetor 2025 | 11:43

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Agron Canolli, ka dalë më i votuari në kryeqytet. Ai ka fituar besimin e mbi 1,100 votuesve prishtinas.

Asamblisti i ardhshëm i Prishtinës ka falënderuar të gjithë ata që i besuan atij dhe programit të PDK-së.

Falënderimi i tij:

Të dashur miq, familjarë, bashkëvendas e qytetarë të Prishtinës.

Pas përfundimit të numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, zemra ime është plot mirënjohje e falënderim!

Mbi 1100 vota besimi dhe të jem kandidati më i votuar për Kuvend Komunal në Prishtinë nga lista e PDK-së, është nderi më i madh që kam marrë ndonjëherë.

Ky rezultat është fitorja e secilit prej jush, e atyre që më besuan, më mbështetën, më inkurajuan e më qëndruan afër në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Faleminderit për çdo fjalë të mirë, çdo takim, çdo mesazh dhe çdo votë.

Çdo gjë që kemi arritur, është fryt i bashkëpunimit, dashurisë dhe përkushtimit të përbashkët për qytetin tonë.

Ky është vetëm fillimi i një angazhimi edhe më të madh për ta bërë Prishtinën një vend më të mirë për të gjithë.

Në fund, falënderimi më i madh i takon Zotit për forcën, durimin dhe rrugën që më dha për të shërbyer me ndershmëri, dashuri e përkushtim.

Me shumë respekt, dashuri dhe mirënjohje,

Agron Canolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisori i njohur, Atdhe Gashi, vdiq të shtunën e 18…