Agron Kuçi jep betimin, Muharrem Krasniqi zgjedhet kryesues i Kuvendit të Junikut

16 dhjetor 01:08

Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Junikut, ku janë betuar kandidatët e rinj të kuvendit.

Gjithashtu betimin e beri edhe kryetari I Komunës së Junikut, Agron Kuçi për mandatin e tretë, i cili pos betimit zyrtar ka theksuar se do të punojë me përkushtim të lartë që Juniku të këtë zhvillim ekonomik, zhvillimin e turizmit, bujqësisë, arsim cilësor etj.

Më pas është bërë edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit. Në këtë pozitë është zgjedhur Muharrem Krasniqi nga radhët e AAK-së, i cili ka fituar ndaj kandidatit tjetër nga radhët e LDK-së, Tahir Isufaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit të Pavarur Studentor, Argjend Softolli, ka komentuar…