Agron Qalaj caktohet ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
22 dhjetor 2025
| 14:51
Besim Kelmendi është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Këtë vendim e ka marrë të hënën Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) pas kërkesës së Kelmendit që të lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeporkurorit të Shtetit.
Në vend të Kelmendit, KPK-ja ka caktuar Agron Qalajn si ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.



