Aguilera nderohet nga ‘Disney’ (Foto)

24 gusht 2019 | 11:59

Christina Aguilera është nderuar si legjenda e “Disney”!

Artistja 38-vjeçare e ka pranuar çmimin gjatë ceremonisë “D23 Exspo” në Calif.

Gjatë këtij eventi, Christina e ka performuar këngën “Reflections” nga Mulani  dhe e ka falënderuar “Disney”-n për respektin.

“Kjo ishe shumë më ‘cool’ se ‘Grammy’, thjesht më duhet ta them! Kjo është e jashtëzakonshme. Ju nuk e kuptoni. Unë mund të jem tifozja më e madhe e ‘Disney’. Nuk e di. E di që është një konkurrencë e madhe në këtë dhomë, por…”, është shprehur këngëtarja teksa ishte në skenë.

“Faleminderit shumë për këtë nder të mahnitshëm. Më pëlqen jashtë mase. Është aq special sa gati jam duke u dridhur… jam duke i mbajtur lotët gjatë gjithë ditës”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Fetahaj e ka paralajmëruar Feronikelin se nuk do ta…