AHMET QERIQI GJATË LUFTËS DREJTOR LUFTËTARË I RADIOS ”KOSOVA E LIRË” PAS LUFTE DREJTOR I HEKURT I SAJË

24 dhjetor 2021 | 23:44

Ismet Sylejmani

Drejtori i Radios”Kosova e Lirë” patrioti e luftëtari i madh, ish i burgosuri politik, themeluesi, ushtari e komandanti besnik  i UÇK-së, Prof. Ahmet Qeriqi sot me 24 Dhjetor  2021 e ka ditelindjen!

Radio”Kosova e Lirë” ka qenë Radio e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e popullit shqiptar jo vetëm të Kosovës!

Të gjithë e dijmë se drejtor i kësaj Radio të famshme gjatë luftës ka qenë Ahmet Qeriqi!

Gjithashtu të gjithë e dijmë se drejtor i kësaj Radio të famshme pas lufte vazhdon të jetë   Prof. Ahmet Qeriqi!

Ahmet Qeriqi është i hekurt, sepse është i vetmi që vazhdon të jetë Drejtor i një institucioni të cilin e ka themeluar UÇK!

Kjo figurë e madhe e kombit tonë meriton nderime të mëdha kombëtare e shtetërore, sepse në Radion që e drejton për më shumë se 22 vjet, që nga 23 Korriku 1998 kur u caktua Drejtor nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kurrë nuk u gjunjëzua e kurrë nuk e uli flamurin liridashës të kombit tonë e të Radios” Kosova e Lirë”!

22 vjet e ka pritur dhe e ka festuar ditëlindjen ky burrë i lavdishëm i kombit tonë, në udhëheqje të Radios “Kosova e Lirë”!

Gjatë gjithë jetës së Tij, historia dëshmon se Baca Ahmet, ka qenë i pa luhatshëm dhe i pathyeshëm, titanik i vërtetë!

Pasqyra reale e jetës dhe e veprës së Prof. Ahmet Qeriqit dëshmon se është ashtu sukur kur flet Radio Kosova e Lirë!

Faleminderit prindëve, zotit dhe popullit, që e kanë lindur dhe rritur shqiptarin besnik Ahmeti Qeriqi, i cili për Atdheun dhe Kombin tonë të dashur e të shtrenjtë jetën e shkriu!

Jeta dhe vepra e këtij 75 vjeçari të ri e plot vitalitet, për të vazhduar shërbimin e Tij të madh për Kosovën, është e duhet të jetë model për shqiptarët e ardhshëm!

Jetë të gjatë e të lumtur Baca Ahmet Qeriqi!

? të plota ikona e drejtuesit të çeliktë të Radios së luftës çlirimtare ”Kosova e Lirë”!

Gëzuar???

Prishtinë, 24 Dhjetor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të rinj janë lënduar pasi kanë goditur murin e…