Ahmeti: Enver Maliqin do ta kujtojmë si atdhetar dhe humanist të madh

01 dhjetor 2020 | 12:20

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i ka shprehur ngushëllime familjes së Enver Maliqit, i cili sot ka nderuar jetë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nënkryetar i parë shqiptar i qytetit të Shkupit çdoherë do të mbetet në kujtime si një atdhetar dhe humanist i madh, i cili me veprat e veta ka  lënë shumë gjurmë në vend dhe rajon.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut, bashkëpunëtorit, humanistit dhe afaristit të mirënjohur shqiptar z. Enver Maliqi, nënkryetar i parë shqiptar i qytetit të Shkupit.

Enveri çdoherë do të mbetet në kujtimet tona si një atdhetar dhe humanist i madh i cili me veprat e veta ke lënë shumë gjurmë në vend dhe në rajon.

Ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi dhe të gjithë miqve, bashkëndjej me ju.

U prehsh në paqe Xhaxh!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka nisur…