Ahmeti kujton Fadil Vatën, në 34-vjetorin e vdekjes së tij

26 prill 2024 | 13:46

Në 34-vjetorin e vdekjes së Fadil Vatës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka kujtuar ideologun e Lëvizjes Çlirimtare.

“34 vjet pa udhëheqësin e ideologun e Lëvizjes Çlirimtare, Fadil Vata. 34 vite na ka frymëzuar, na ka udhëzuar e na ka udhëhequr emri i Fadil Vatës, vepra dhe vizioni i tij se si të punojmë për Kosovën, si të luftojmë për lirinë, si ta çlirojmë e ndërtojmë shtetin e Kosovës. Lavdi e përjetshme për shokun, mikun, vëllain, veprimtarin, udhëheqësin Fadil Vata!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…