Ahmeti: Le të fitojmë edhe këtë javë

06 prill 2020 | 10:23

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar se java e kaluar ishte një fitore e radhës ndaj virusit korona. Ai i ka uruar qytetarët për respektim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës e ruajtjes së shëndetit të tyre dhe ka kërkuar që edhe këtë javë ta kalojnë me sa më pak raste të infektimit. “Çdo ditë që e kalojmë pa rritje të madhe të numrit të infektuarve është një ditë më pak mundësi për virusin. Është fitore e radhës. Sot, e hënë, fillimi edhe i një jave në restriksione. Por, lajmi i mirë është që kaluam edhe një javë pa probleme të mëdha. Ju uroj një javë sa më të qetë e më të bukur. #bashkë ta bëjmë këtë javë edhe më të lehtë se javën e kaluar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF)…