Ahmeti: Ligji që nuk duhet të miratohet

21 korrik 2021 | 00:04

Profesori universitar dhe shefi i katedrës së Gjeodezisë në universitetin e Prishtinës, Përparim Ahmeti, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka kërkuar që mos të shqyrtohet Projektligji për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, për arsye se ky Projektligji është i shkruar pa standarde, pa norma dhe ēshtë konfuz me nenet mes veti.

Projektligji s’ka mundësi as të përmirësohet përmes procedurave të komisioneve sepse është tërësisht i pakuptueshëm. Profesori Ahmeti ndër tjera ka rekomandur me e kthy në ripërpunim sepse ështëi dëmshëm për Qeverinë, Komunat dhe përdoruesit e informacioneve hapësinore.

Postimi i plotë i profesor Ahmetit:

Ligji qe nuk duhet te miratohet!?

Kuvendi i Kosoves te enjten do ta shqyrtoj Projektligjin për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës.

Ky projektligj i draftuar 5 vite me pare eshte i aq i dobet sa qe ate, as eksperti s’mund ta kuptoj, se deputetet e Kuvendit se kuptojne, per kete jam shume i bindur.

Projektligji eshte i shkruar pa standarde, pa norma dhe eshte konfuz me nenet mes vete. Projektligji ska mundesi as te permiresohet permes procedurave te komisioneve sepse eshte teresisht i pakuptueshem. Projektligji nuk zgjidh asnje ceshtje te fushes, por vetem sjell konfuzion dhe eshte i pazbatueshem.

Nese krahasoni me vendet tjera shihet qarte qe ky ligj eshte i pasakate ne terminologji, nocione dhe referenca. Ligji asnjehere nuk eshte konsultuar me grupet e interesit dhe ekspertet, eshte ofruar ne Kuvend pa i perfillur procedurat standarde te konsultimeve.

Mund edhe ta votoni, por, une ju kisha rekomandu me kthy ne riperpunim sepse eshte i demshem per Qeverine, Komunat dhe perdoruesit e informacioneve hapesinore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktoreshës Dafina Basholli i ka rënë orari që për Kurban…