Ahmeti: Mbajeni maskën, e kemi obligim ta ruajmë veten dhe të tjerët

06 gusht 2020 | 13:26

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të mbajnë  maskat.

Ai ka vlerësuar se mbajtja e maskës mbetet një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është obligim ta ruajm vetën dhe të tjerët.

“Mbajtja e maskës mbetet një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë! Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një…