Ahmeti nuk ia pranoi punën kompanisë, rinis asfaltimi i rrugës “Xheladin Hana”

20 maj 2020 | 10:36

Kanë filluar punimet e rikonstruktimit të rrugës “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit (Te Banesat e Bardha) ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. “Punimet e rikonstruimit të rrugës ‘Xheladin Hana’ në lagjen Bregu i Diellit (te banesat e bardha) kanë filluar para disa muajve por cilësia e zbatimit të projektit nuk ka qenë e pranueshme. Sipas kushteve të kontratës, cilësia e punimeve garantohet nga kompania e kontraktuar. Prandaj edhe kemi kërkuar përsëritjen e punimeve të riasfaltimit të gjithë gjatësisë të rrugës. Falenderojmë kompaninë dhe ekipet në terren për përkushtimin!”, ka shkruar Ahmeti.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta prestigjioze britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull…