Ahmeti: Nuk tërhiqem, AKI-ja është fituese e zgjedhjeve lokale

24 tetor 2025 | 16:20

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë me dije se nuk tërhiqet nga drejtimi i BDI-së.

Në një konference për medie, ai ka thënë se në zgjedhjet e fundit aleanca që ka drejtuar ka dalë fituese.

“AKI në këto zgjedhje ka fituar 114.076 vota, me gjithsej 159 këshilltarë. Shoqata e Gazimestanit VLEN, ka fituar 91.849 vota, me gjithsej 122 këshilltarë. Cili është fitues këtu? Ata janë humbës edhe në zgjedhjet e kaluara. Pa hyrë në kalkulime tjera se si do të përktheheshin në mandate këto rezultate, ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dhe jo më shumë vonesë. Në këto zgjedhje dhe në ato tjera, ka pasur karakter nacionalist. Duke filluar nga propaganda se kush kërkon gjuhën shqipe të shkojë në Shqipëri e Kosovë”, ka thënë ai, duke treguar synimet e kësaj partie.

“Ne përpiqemi për Maqedoninë europiane, unitare, me marrëdhëniet të mira ndëretnike, pa probleme me fqinjët, filozofi e menduar që i shërben të ardhmes, e jo kthim në të kaluarën”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti përgjatë fundjavës pritet të jetë i luhatshëm. Instituti Hidrometeorologjik…