Ahmeti për liderët e UÇK-së: Kosova ka përgjegjësi për ta, ata nuk janë njerëz të rëndomtë

19 shtator 2025 | 14:32

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i ka quajtur të pakuptimta akuzat me të cilat po ngarkohen liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe drejtësia duhet të vendoset në vend”.

“… vetë dëshmia e zëvendëssekretarit të Shtetit, vetë dëshmia e këshilltarit të Rambujesë dhe dëshmitë tjera që do të pasojnë do të nxjerrin në pah një të vërtetë, një e vërtetë e cila nuk mund të mohohet nga askush. Ky proces ka filluar keq, në mënyrën më tendencioze me librin e verdhë. Kur u pa që libri i verdhë është një përrallë me mbret, vetëm e vetëm për të kompromentuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, atëherë ndryshoi akuza, në një akuzë të pakuptimtë, ndërmarrje kriminale, kështu që unë jam shumë i bindur që e drejta do të fitojë e do të dalë në shesh”, ka thënë Ahmeti pas përurimit të shtatores së heroit Afrim Zhitia në Llugë të Podujevës.

Ahmeti nuk i ka komentuar shumë raportet me kryeministrinë në detyrë, Albin Kurti, por ka thënë se Kosova ka përgjegjësi për liderët e luftës meqenëse ata kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Llugë të Podujevës është përuruar të premten shtatorja…