Ahmeti: Për stadiumin e Prishtinës kam biseduar me federatën

11 janar 2018 | 22:01

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, lidhur me stadiumin e Prishtinës.

“Ministri Gashi duhet me e dit që stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe që nuk ka nevojë me e hjek prej procesit të privatizimit sepse nuk është ndërmarrje shoqërore. Kjo pronë komunale do të jetë në dispozicion të reprezentacionit tonë dhe Klubit Prishtina duke u bazuar në modelet e avancuara të menaxhimit të stadiumeve Komunale. Këtë e kemi diskutuar edhe me Federatën”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Valës, Agron Mustafa, ka thënë se po ndihet…