Ahmeti pret që Kuvendi ta kalojë këtë muaj Ligjin për Kryeqytetin

02 mars 20:38

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pret që brenda këtij muaji Kuvendi i Kosovës të miratojë Ligjin për Kryeqytetin. E kësisoj, nga muaji prill Ligji të hyjë në fuqi.

“Ligji ka pasur të dalë sot në Kuvend, mirëpo janë vonuar Komisionet. Janë katër Komisione të Kuvendit nëpër të cilat duhet të kalojë. Pres që brenda muajit mars të kalojë Ligji. Do ta kemi në fuqi muajin prill”, ka thënë Ahmeti në “038” të KTV-së.

E sa i përket buxhetit, Ahmeti thotë se kjo pjesë do të gjejë zbatim në vitin 2019.

Ai ka thënë se në Ligj thuhet se 4 për qind e buxhetit për Komuna t’i takojë Prishtinës.

“Kemi një amendament nga Lumir Abdixhiku që thotë se kjo të rritet në 6 për qind, shpresojmë që të kalojë edhe kjo. I bie që ne të kemi prej 6 deri në 10 milionë shtesë në buxhetin e Komunës, që neve na jep mundësi që të investojmë në projekte kapitale, të rrisim stafin dhe të mund të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne me rastin…