Ahmeti priti në takim një delegacion nga Asambleja e Këshillit të Evropës

18 korrik 2018 | 10:26

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, së bashku me nënkryetarin Visar Ymeri sekretaren e përgjithshme, Aida Dërguti dhe anëtaren e Kryesisë së kësaj partie, Gurjeta Zeka kanë pritur në takim një kryetarin e grupit të socialistëve, demokratëve dhe të gjelbërve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Frank Schwabe.

Pjesë e këtij delegacioni kanë qenë edhe sekretarja ekzekutive e grupit të socialistëve, demokratëve dhe të gjelbërve, Fracesca Arbogast dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss.

Në këtë takim është diskutuar për parimet e PSD-së si dhe situata aktuale politike në Kosovë.

“Fokus i veçantë iu përkushtua temave si nevoja për socialdemokraci në përgjithësi dhe bashkëpunimi në mes të partive socialdemokrate e progresive të Evropës. Takimi u përmbyll me shprehjen e interesimit dhe gatishmërisë për dinamizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm”, ka njoftuar PSD-ja.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me…