Ahmeti, qeverisë: A bon me hangër mish najherë?

05 janar 2022 | 16:49

“A bon me hangër mish najherë?”, ka pyetur Shpend Ahmeti, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në tërësi, në pamundësi të ndalimit të keqpërdorimit të rrymës në komunat veriore.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë që merren me këtë veprimtari, e në mesin e personave që kanë kundërshtuar këtë vendim është edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike.

“Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të mining dhe blockchainit në përgjithësi. Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikëqyren, por vendimi i tillë veçse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Përveç në “Facebook”, Ahmeti ka reaguar edhe në llogarinë e vet “Twitter”. Ai ka kërkuar nga Qeveria Kurti t’i “ndalin hajnat”, teksa ka parashtruar këtë pyetje: “Qeveri, a bon me hongër mish najherë? Nalni hajnat!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë…