
Ahmeti, qytetarëve: Gërmia i ka dyert e hapura për ju
27 qershor 2021
| 11:57
Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të shkojnë ta vizitojnë pishinën e Gërmisë e cila tani është e hapur.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Gërmia i ka dyert e hapura për të gjithë.
“Mirëmëngjesi nga pishina e bukur e Gërmisë! Nëse ende nuk keni vendos se qysh me mposhtë vapën, atëhërë mos harroni se Gërmia i ka dyert hapur për ju!”, ka shkruar Ahmeti.