Shkoi gjysma e vitit 2021 e në Kosovë s’ka vaksina

27 qershor 2021 | 11:53

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se Ministria e Shëndetësisë thotë se s’ka termine për vaksinim sepse aktualisht nuk ka vaksina.

Mustafa e ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi të platformës E-Kosova ku thuhet se s’ka termine të lira për vaksinim.

Togfjalëlishit “termine të lira”, Mustafa ia ka bërë një vizë të kuqe përmbi, ndërsa mbi të ka shkruar “vaksina”.

“Jo ‘termine’, por s’ka vaksina! Shkoi gjysma e 2021 e në Kosovë s’ka vaksina”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike…