Ahmeti: Rruga nga Grandi deri tek Katedralja do të shndërrohet në shesh

05 shkurt 2018 | 22:05

Në lidhje me vendimin e fundit të Komunës, në bashkëpunim me institucionet shtetërore, për mbylljen e disa rrugëve të qendrës së kryeqytetit për qarkullim të veturave që u mendua se do të ndikonte në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se ka nevojë që disa rrugë të mbyllen përgjithmonë.

“Do të mbyllet rruga nga Hotel Grandi deri tek rruga e Katedrales. Do të bëhet parku, nga fakulteti Filologjik deri në Katedrale, dhe nën të do të jetë parkingu kryesor i qytetit. Po ashtu, do të bëjmë dhe rrugë njëkatëshe, do të motivojmë qytetarët të përdorin transportin publik. Tashmë e përfundojmë shtegun primar të biçikletave dhe do të ndërtohen 6 parkingje për biçikleta”, deklaroi Ahmeti në “Puls” të KTV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mjeku i ekipit olimpik të gjimnastikës së SHBA-ve, Larry Nassar,…