Ahmeti: Takimi Thaçi-Vuçiq, pa mandat dhe platformë

09 nëntor 2018 | 12:47

Lideri i partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, e ka quajtur pa mandat dhe platformë takimin e mbrëmshëm në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentit të  Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet që urgjentisht të arrijë marrëveshje për rrugën përpara.

Sipas Ahmetit, Kosova duhet ta draftojë platformën dhe ta mandatojë ekipin gjithëpërfshirës shtetëror në këtë proces tepër sfidues e të rëndësishëm për Kosovën.

Ai ka theksuar se në kohën kur Serbia po bëhet gjithnjë e më agresive, e Thaçi gjithnjë më jolegjitim e jotransparent, duhet urgjentisht të vendoset procesi në binarë demokratik e institucional.

“Takimi i tretë në mes të Thaçit dhe Vuçiqit është takimi i tretë pa mandat dhe pa platformë. Pra edhe ky takim ishte pa legjitimitet ligjor e politik. Për më shumë është takimi i tretë publik i Thaçit pa transparencë e raportim. Kuvendi i Kosovës duhet që urgjentisht të arrijë marrëveshje për rrugën përpara. Kosova duhet ta draftojë platformën dhe ta mandatojë ekipin gjithëpërfshirës shtetëror në këtë proces tepër sfidues e të rëndësishëm për Kosovën. Në kohën kur Serbia po bëhet gjithnjë e më agresive, e Thaçi gjithnjë më jolegjitim e jotransparent, duhet urgjentisht ta vendosim procesin në binarë demokratik e institucional. Takim të katërt të tillë nuk duhet të ketë!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë  e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistet e Kosovws  kanë siguruar medalje në Grand Prix “Tashkent…